Thursday, July 2, 2020

Perla natyrale të kultivuara shumë ngjyrëshe per të krijuar bizhuteri verore





  • Perlat natyrale te kultivuara jane nje nga gjerat më të bukura që ka krijuar mema natyre. Ato rriten ne ujra të kripura dhe në ujra të embla. Këto qe ju kemi paraqitur rriten në ujra të kripura. Qe ne berthamen e tyre injektohet ngjyra që duam tu japim. Koha e rritjes se tyre ështe mbi dy vjet.
  •  Madhesia dhe forma varen nga menyra e kultivimit dhe sipas kerkesave të tregut. Të ideosh dhe te krijosh bizhuteri me perla naryrale është diçka e bukur por edhe zbavitëse. Aksesorët që përdorim mund te jenë prej ari ose prej argjendi 925. Ky i fundit mund të jetë i paruar me platin ose me flor18K. Kjo varet sipas dëshirës së klientit.
 
  •  Ne bëjmë riparime të ndryshme te perlave të të gjitha llojeve sipas kërkesave tuaja.
 
  • LIDHIM PERLAT ME NYJE 
 
  • Cilesia e punës ështe maksimale. 
           

Thursday, August 8, 2019

Varëse dhe vëthë swarovski me argjend të larë me flori 18k





Bizhuteritë prej kristali Swarovski, përdoren për një dhuratë të thjeshte ose të jashtëzakonshme. Natyrisht janë të shkëlqyera, e në modë, dhe mund të jenë varëse, byrzylykë, një palë vathë, medaljon, etj. Ato kanë vërtetuar që janë shumë të suksesshme. Të famshmit e ekranit, njerezit e modës, personalitetet nga biznesi, pëlqejnë dhe përdorin në masë, bizhuteri prej kristalesh.
Vëthët dhe varësja që ne po ju paraqesim në foto janë shumë të veçantë. Bizhuteritë prej kristalesh Swarovski në vetvete janë një shprehje krijuese. Ngjyra e artë e kristalit të mësipërm është e pazakontë. Materiali  është argjend i praruar me flori 18k me nje shkëlqim të veçantë.
Ato janë punuar nga mjeshtrit tanë me një kujdes dhe dëshirë të admirueshme. Kapëset e tyre janë të përbërë nga material argjendi 925 te praruar me Platin. Madhësia e kristalit mund të jetë e ndryshme, më e madhe ose më e vogël, sipas dëshirës tuaj. Punimet tona janë ekskluzive, shumë cilësore dhe unike.

Tuesday, August 6, 2019

Vëthë me perla natyrale keshi dhe argjend 925 të larë me flori 18k


M.mengjes!

Hobi im për të krijuar bizhuteri ka zënë fill shumë vite më parë, kur djali im  u largua nga Shqipëria per të kryer studimet në një vend perindimor. Kisha mjaft kohë të lirë dhe me mundonte stresi se si do ecte në jetë im bir. Kështu pa pritmas një ditë bleva 2-3 vegla të thjeshta si pinca të vogla e tronkeze dhe fillova të bëj riciklime të bizhuterive.
Me pas hobi im mori jetë dhe rregulloja bizhuteri të familjareve dhe mikeshave te mia. Ricikloja të vjetrat duke u ndërruar modelet dhe duke i bërë të dukeshin të reja. Fillova të blej materialet si gurë natyrale, perla natyrale të kultivuara, kristale swarovski, argjend. Duke u perfeksionuar e duke njohur edhe kolege të tjera që benin punime të ndryshme artizanale  derisa u futa në shoqatat e tyre.
Perlat keshi janë prodhuar për herë të parë në Japoni në vitin 1920 e më pas filluan në Indi ku kryeshin shërbimet ndaj tyre. Ato kanë forma të ndryshme dhe nuanca të lehta në roze, të bardhe, të kaltra.
Vëthët e sotme janë punuar me delikatese dhe kombinim të nuancave të perlës keshi me argjend të praruar me ar 18K.

Monday, August 5, 2019

Varëse swarovski guackë në kapse argjendi 925 të platinuar

Stina e verës është nga më të bukurat e vitit, me detin dhe malin që të freskon. Kësaj bukurie po tí shtojmë dhe aksesoret e @passion_bizhu do te jete edhe me e këndshme. Të mbash në qafë nje simbol të detit do të ndihesh e freskë në çdo moment, pasi te jep ndjesinë e plazhit. 

Varësja swarovski me zinxhir argjendi 925 te platinuar ju bën fashion për çdo okazion.

Saturday, August 3, 2019

Vethe me perla natyrale te kultivuara, gure zirkon dhe argjend te lare me flori 18k


Bota e modes eshte misterioze dhe e pafund. Nese futesh ne vorbullen e saj bie ne dashuri me te. Te krijosh dicka, aq me teper kur e ke hobi, siç jane krijimi i bizhuterive eshte dicka magjike. Thjesht te kesh dy vegla pak materiale dhe imagjinaten tende. Keto vethe qe kane perla organike e marrin jete nga kujdesi yt e shtojne kersherine te merresh e fantazosh me shume per to.
Bejini tuajat dhe nuk do ju merziten kurre.

Friday, August 2, 2019

Perla natyrale të kultivuara me aksesorë argjendi 925 të lara me flori 18k

Perlat e kultivuara janë thjeshtë perla të vërteta, por që menaxhohen në një ambient gjysmë të kontrolluar. Kultura e tregut modern të perlave kushtëzohet nga proçese të reja për të zhvilluar perla si me cilësi të lartë ashtu edhe në sasi.

Në foto gjeni një varg me perla natyrale të kultivuara të madhësisë 10-12 mm në formë ovale dhe të rregullta, por edhe aksesorë për varëse me zinxhir tepër elegante që mund ti vishni së bashku ose të ndara.

credit: Alexandre Mayeur

Vethe me perla natyrale te kultivuara, monedhe dhe gure natyrale e kristale swarovski ne argjend 925 te lare me flori 18k

 Vethet me perla natyrale te kultivuara, coin dhe gure natyrale e kristale swarovski ne argjend 925 te lare me flori 18k. Jane shume moderne dhe ne mode, materialet jane te garantuara. mund te vishen ne cdo stine te vitit dhe per cdo rast.
Te ideosh dhe krijosh bizhuteri eshte dicka e gezueshme por edhe antistres. Veçanërisht ajo pjesë që zbukuron femrat dhe u jep atyre shkëlqimin e merituar me ngazëllen pa mase.

Bizhu Passion

Pershendetje,
Emri im eshte Bizhu Passion. Une do te doja te ndaja me ju deshiren per te krijuar bizhu, pasi ato jane si mijera xixa te jetes qe na prekin here pas here, duke na dhene buzeqeshje te embla. Sot, me shume se kurre, çdo grua e çfaredo moshe pelqen perkedheline qe i jep bizhuteria.
Te gjitha krijimet e mia jane punime dore dhe administrohen online nga shtepia. Nese deshironi, porosisni sipas shijes dhe nevojave  tuaja. Perdorimi i materialeve cilesore dhe shumellojshmeria e modeleve i ben bizhuterite te vecanta, per perdorim te perdishtem dhe ne raste festash.
Ne punojme per kliente sipas modeleve te krijuara nga ne ose modele qe na sygjeroni, qofte te gatshme apo ne bashkepunim me Bizhu Passion. Pjese e punes tone jane edhe riparimet te bizhuterive me materialet qe ne perdorim.
Nje pasion i hershem per bizhuterine, i fjetur mes pasioneve te tjera,  e ka bukurine ne ate cka na ben ne, grate, te vecanta duke veshur bizhuteri speciale sipas rasteve apo cdo dite.
Per nje jetegjatesi te bizhuterive, mirembajtja e tyre eshte nevoje dhe domosdoshmeri, duke e rritur me tej vleren e tyre.