M.mengjes!
Hobi im për të krijuar bizhuteri ka zënë fill shumë vite më parë, kur djali im u largua nga Shqipëria per të kryer studimet në një vend perindimor. Kisha mjaft kohë të lirë dhe me mundonte stresi se si do ecte në jetë im bir. Kështu pa pritmas një ditë bleva 2-3 vegla të thjeshta si pinca të vogla e tronkeze dhe fillova të bëj riciklime të bizhuterive.
Me pas hobi im mori jetë dhe rregulloja bizhuteri të familjareve dhe mikeshave te mia. Ricikloja të vjetrat duke u ndërruar modelet dhe duke i bërë të dukeshin të reja. Fillova të blej materialet si gurë natyrale, perla natyrale të kultivuara, kristale swarovski, argjend. Duke u perfeksionuar e duke njohur edhe kolege të tjera që benin punime të ndryshme artizanale derisa u futa në shoqatat e tyre.
Perlat keshi janë prodhuar për herë të parë në Japoni në vitin 1920 e më pas filluan në Indi ku kryeshin shërbimet ndaj tyre. Ato kanë forma të ndryshme dhe nuanca të lehta në roze, të bardhe, të kaltra.
Vëthët e sotme janë punuar me delikatese dhe kombinim të nuancave të perlës keshi me argjend të praruar me ar 18K.
Tepër te fisme për t'u mbajtur nga çdo moshe!
ReplyDelete